DEKLARATË PUBLIKE E ORGANIZATAVE TË GRAVE

DEKLARATË PUBLIKE E ORGANIZATAVE TË GRAVE

 

Drejtuar:

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë - Kryetar i  Partisë Socialiste
Z. Niko Peleshi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë
Ne, organizatat e grave dhe të të drejtave të njeriut, shprehim shqetësimin e thellë për përpjekjet e vazhdueshme për të dobësuar Projektligjin për Barazinë Gjinore, i cili pasqyron rreth tre dekada sakrifica, punë lobimi dhe advokimi të grave shqiptare për barazi dhe drejtësi shoqërore.

Ky ligj:

forcon barazinë gjinore në punë, arsim, shëndetësi, shërbime sociale dhe vendimmarrje;
adreson stereotipet gjinore, promovon përdorimin e gjuhës me ndjeshmëri gjinore dhe kërkon vlerësim të ndikimit gjinor në çdo ligj;
mbron të drejtat e individëve, duke harmonizuar legjislacionin kombëtar me standardet e BE-së dhe rekomandimet e konventave ndërkombëtare;
nuk krijon gjini të reja, nuk ndryshon jetën familjare dhe nuk imponon terminologji të detyrueshme mbi qytetarët.
Ne shprehim shqetësimin e veçantë për faktin se amendimet e propozuara nuk mund të jenë pjesë e një ligji që synon barazi dhe respekt të të drejtave të njeriut. Çdo ndryshim që minon këto parime do të ishte një hap prapa për shoqërinë shqiptare, pavarësisht sfidave dhe vështirësive globale.

Ne kërkojmë:

Miratimin e ligjit në formën e plotë të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në konsultim me të gjitha grupet e interest, ku përfshihemi edhe ne, pa ndryshime që cënojnë barazinë gjinore;
Debat të hapur dhe transparent me pjesëmarrjen e ekspertëve të të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile;
Mbështetjen publike të përkushtimit ndaj barazisë, dinjitetit dhe të drejtave të njeriut si themel i integrimit europian dhe demokracisë në Shqipëri.
Çdo pengesë apo dobësim i ligjit me kërkesë nga grupe të caktuara nuk duhet të na shenjojë si shoqëri dhe është një kërcënim për përparimin e mundimshëm 30-vjeçar të grave shqiptare.

 

Me respekt,

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, Tiranë

Qendra Aleanca Gjinore p?r Zhvillim, Tiranë

Qendra p?r Nisma Ligjore Qytetare, Tiranë

Agritra-Vizion, Peshkopi

Gruaja tek Gruaja, Shkod?r

Qendra psiko-sociale ”Vatra”, Vlorë

Linja e K?shillimit p?r Gra dhe Vajza, Tiranë

Forumi Gruas Elbasan, Elbasan

Shoqata “Jona”, Sarand?

Shoqata “Un? Gruaja”, Pogradec

YWCA Albania, Tiranë

 Qendra për zhvillim Komunitar " Sot për të Ardhmen"

Qendren per Advokim Social 

AWA (Gruaja Shqiptare në Audiovizual)

Shoqata e Grave “Refleksione”

Organizata Ura të Reja

Qendra A.L.T.R.I. (Albanian Legal and Territorial Institute Research)

Instituti për Kontraten Sociale

Insituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Nisma ARSIS

Qendra per Zhvillim dhe Integrim Europian (CEDI)

Fondacioni Së bashku

Qendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri”

Aleanca LGBT

Qendra Shkence dhe Inovacion per Zhvillim – SCiDEV

Shoqata “Bash – Art”

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.