LIGJI PËR BARAZINË GJINORE NË SHQIPËRI: QËNDRIMET, REZISTENCA DHE ADVOKIMI I ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

Me 6 nëntor 2025, Shqipëria miratoi ligjin e ri “Për Barazinë Gjinore”, me 77 vota pro dhe 36 kundër, pas muajsh debatesh dhe konsultimesh mes organizatave të shoqërisë civile, ekspertëve dhe institucioneve. Ky ligj përmirëson atë të vitit 2008 duke e përditësuar me standardet e Bashkimit Europian dhe Konventës së Stambollit. Konsultimi publik qëndroi i hapur për një muaj në regjistrin elektronik, ku u regjistruan më shumë se 1400 vizitorë. Organizata të shoqërisë civile përfshirë rrjetet në mbrojtje të gruas, grupe për të drejtat e njeriut, ekspertë dhe aktivistë dërguan komente dhe sugjerime si edhe u bënë pjesë aktive e në seancave dëgjimore në komisionet parlamentare.

Një letër informuese iu dorëzua të 140 deputetëve të kuvendit, si dhe u zhvilluan takime me institucionet e pavarura si Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Objektivat reale të ligjit u komunikuan publikisht në mediat sociale dhe tradicionale, si përgjigje të fushatave të dezinformimit.

Mbi 20 organizata publikuan letra të hapura dhe morën pjesë në konferenca për shtyp për të treguar se beteja për barazi gjinore është një angazhim i përbashkët.

Një letër e hapur iu drejtua Presidentit të Republikës, si një thirrje për dekretimin e ligjit dhe mbrojtjen e parimeve të tij.

Beteja për këtë ligj është betejë për dinjitetin dhe sigurinë e çdo personi që është ndjerë i padukshëm, i tallur, i pambrojtur.

Në këtë dokument do të gjeni të pasqyruara gjithë hapat e mësipërme, që AWEN së bashku me organizatat e tjera të shoqërisë civile ka ndërmarrë.

Dokumenta Ndihmëse

AdvocacyPaperLBGJ

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.