Sesion mbi edukimin digjital për vajzat dhe gratë në Burrel

Në Burrel u zhvillua një sesion informues dhe fuqizues me pjesëmarrjen e vajzave dhe grave, i fokusuar në luftimin e dhunës kibernetike përmes edukimit digjital dhe ndërtimit të rrjeteve mbështetëse. Aktiviteti u organizua në kuadër të një fushate kombëtare për sigurinë dhe barazinë në hapësirën online, me qëllim rritjen e njohurive digjitale për përdorim të sigurt të teknologjisë, nxitjen e fuqizimit personal dhe uljen e pabarazive gjinore në aksesin ndaj teknologjisë.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.