Historiku

Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) është krijuar më 1 korrik 2009 (dhe regjistruar më 27 dhjetor 2011) si iniciativë e tetë organizatave jo-fitimprurëse që fokusohen në mbrojtjen e grave, me mbështetjen e Fondacionit Kvinna till Kvinna. Rrjeti ynë synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet organizatave për të rritur ndikimin e aktiviteteve të përbashkëta në nivel kombëtar dhe për të fuqizuar lëvizjen feministe në Shqipëri.

Rrjeti ynë aktualisht përbëhet nga 10 organizata të grave nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, të cilat janë:

• Shoqata “Gruaja, Paqja dhe Siguria” (Durrës)

• “Unë, gruaja” (Pogradec)

• “Agritra - Vizion” (Peshkopi)

• Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (Tiranë)

• “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza” (Tiranë)

• “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare” (Tiranë)

• “Gruaja për Gruan” (Shkodër)

• “Forumi Gruas Elbasan” (Elbasan)

• “Qendra Psiko-Sociale Vatra” (Vlorë)

• “Jona” (Sarandë)

 

Vizioni ynë është:

 

“Një shoqëri ku gratë dhe vajzat gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre njerëzore në Shqipëri”

 

 

Vlerat tona janë:

 

Rrjeti AWEN mishëron dhe transmeton vlerat, parimet dhe angazhimet e mëposhtme:

• Respektimi i të drejtave të njeriut për të gjithë

• Reagimi në mënyrë koherente për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave në veçanti dhe të të drejtave të njeriut në përgjithësi

• Bashkëpunimi me anëtarët dhe partnerët e rrjetit për të fuqizuar grate dhe vajzat

• Inkurajimi i organizatave partnere për angazhimin dhe zbatimin e iniciativave të ndërsjella për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave

• Besimi në marrëdhënie transparente me të gjithë

• Aktivizmi social si themel i suksesit tonë

• Angazhimi për përfshirjen e qytetarëve, të rinjve, grave, komuniteteve vulnerabël, grupeve të ndryshme sociale në përpjekjet tona për të mbrojtur

 

Misioni ynë është:

 

Rrjeti ynë punon për mbrotjen e të drejtave të njeriut, sidomos të drejtat e grave dhe vajzave, duke synuar fuqizimin social, ekonomik, kulturor dhe politik të tyre.

 

Ne i arrijmë qëllimet tona përmes avokimit të përbashkët në nivel ndërkombëtar, kombëtar dhe lokal, duke rritur ndërgjegjësimin, monitorimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për të përmbushur detyrimet e tyre sipas legjislacionit kombëtar dhe konventave ndërkombëtare, duke kryer kërkime për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut të grave, duke shërbyer si një forum për të ndarë njohuri dhe shkëmbyer praktika, si një lehtësues për zhvillimin e kapaciteteve të anëtarëve, si dhe menaxhimin e granteve për anëtarët e rrjetit dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile.

 

Rrjeti ynë punon në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, në veçanti të të drejtave të grave dhe vajzave, duke synuar fuqizimin social, ekonomik, kulturor dhe politik të grave. Fushat kryesore tematike janë:

 

• Reduktimi i Dhunës me Bazë Gjinore duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore

• Pjesëmarrja e grave në politikë

• Fuqizimi ekonomik i grave

• Mbështetja e OSHC-ve të grave që të bëhen më demokratike, të qëndrueshme, të angazhuara për mjedisin dhe efikase në realizimin e misioneve të tyre.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.