Sesioni i Sigurisë Online për Prindërit në Kukës

Në qytetin e Kukësit u zhvillua një sesion informues për prindërit me fokus në sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën online. Aktiviteti synoi të rrisë ndërgjegjësimin mbi rreziqet e internetit dhe mënyrat e sigurta të përdorimit të teknologjisë, duke i pajisur prindërit me njohuri praktike për të mbrojtur fëmijët nga ngacmimet, mashtrimet dhe përmbajtjet e dëmshme.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.