Metodologjia per matjen e impaktit ndaj DhBGj dhe barazisë gjinorë në Shqipëri.

Qëllimi i këtij procesi është zhvillimi i një metodologjie gjithëpërfshirëse për të vlerësuar ndryshimet në qëndrime dhe në sjellje ndaj DhBGj dhe barazisë gjinorë në Shqipëri.

Objektivat specifike përfshijnë:

·       Të ndërtohen dhe konsolidohen njohuritë dhe përvojat e fituara përmes punës së OSHC-ve në fushën e barazisë gjinore dhe parandalimit të dhunës me bazë gjinore.

·       Të ofrohet një qasje sistematike dhe e standardizuar për matjen e ndryshimeve të qëndrimeve në grupet e synuara.

·        Të aftësohen organizatat, duke përfshirë anëtarët e AWEN, të vlerësojnë efektivitetin e ndërhyrjeve të tyre dhe përpjekjet për advokuese në ndryshimin e qëndrimeve në lidhje me dhunën me bazë gjinore dhe barazinë gjinore.

Mbrojtja e viktimave penale

AWEN gjatë 6 muajve të fundit është duke realizuar mbrojtjen e 19 viktimave të veprave penale në Gjykatat e rretheve gjyqësore. Të gjitha rastet kanë përjetuar krime të dhunës me bazë gjinore kundër tyre dhe familjareve/ëve të tyre.